Futboll Premier League Sport

Manchester City “tremb” Juventusin, kërkon t’i marrë lojtarin më të mirë…

Miralem Pjanic mund të jetë blerja e radhës për skuadrën e Manchester City, që kërkon të shtojë radhët në mesfushë në prag të një sezoni të ngjeshur dhe me shumë ndeshje. Pas ardhjes së Mahrez skuadra kampione e Premier League kërkon edhe një mesfushor tjetër dhe kanë shënjestruar 28-vjeçarin që luan në Serinë A me Juventus (10 gola në 16 ndeshje me bardhezinjtë, nga viti 2016).

Boshnjaku ka ende dy vite kontratë me kampionët e Italisë dhe janë disa skuadra që synojnë ta marrin përfshi edhe Barcelonën, ndaj për City dhe trajneri Guardiola nuk ka për të qenë aspak e lehtë për të bindur Juventus. Për më teër që bardhezinjtë e konsiderojnë të pashitshëm lojtarin. Por përballë një oferte të mirë Juventus ka treguar se di të negociojë, ndaj Pjanic mund të nisë një aventurë tjetër sezonin e ri.

Related posts

RIKTHEHET PAS NË KOHË/ I ka shënuar golin më të hidhur në karrierë, “Iluzionisti” ka një super mesazh (FOTO)

Delo.autor

TË ARDHURAT NGA TË DREJTAT TELEVIZIVE/ Klasifikimi i klubeve më të pasura në botë, kryeson Reali. Interi kushton…

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi i Serisë A në bisedime me Çelsin për Brojën, londinezët i fiksojnë çmimin sulmuesit shqiptar

F.autor

Leave a Comment