Formula 1 Sport

ZYRTARE/ Lewis Hamilton rinovon me Mercedes deri në vitin 2020

Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën me Mercedes edhe për 2 vite të tjera, duke garuar me “shigjetat e argjendta” deri në vitin 2020. Që kur ka ardhur te makina gjermane, piloti britanik ka fituar 3 tituj kampionë (një titull e ka me McLaren) dhe 44 gara. Çka do të thotë që deri në vitin 2020, piloti britanik do të garojë për 8 sezone me Mercedes. Ai do të bëhet piloti më jetëgjatë me makinën gjermane.

Me 65 fitore në karrierën e tij, Hamilton renditet në vendin e dytë të klasifikimin e pilotëve më të suksesshëm në historinë e Formula 1, pas Michael Schumacher me 91 fitore. “Rinovimi ishte një formalitet, që kur unë dhe Toto u ulëm për të biseduar, gjatë dimrit. Është një gjë e bukur kur hedh të zezën mbi të bardhë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kam 20 vjet që jam pjesë e familjes Mercedes”, tha Hamilton.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta mposht Young Boys me një gol historik të Gjimshitit, triumfon Zenit

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosova me risi në Superligë, presidenti Ademi prezanton sistemin VAR për sezonin e ri

Delo.autor

NDESHJA CHAMPIONS JUVENTUS-AJAX/ Nëse sfida vendoset nga penalltitë, ja 5 gjuajtësit të dy ekipeve

Delo.autor

Leave a Comment