Futboll Seria A Sport

KAMPION I MADH/ Cristiano Ronaldo fiton një tjetër çmim personal

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin Lojtari më i Mirë Ndërkombëtar në ceremoninë e 2018-ës të ESPY gjatë ceremonisë që është zhvilluar në Microsoft Theater të Los Angeles ditën e mërkurë.

Ronaldo mori çmimin pas triumfit në Champions League për të pestën herë. Golat e tij kanë ndihmuar Real Madrid të fitojnë trofeun për të tretën herë radhazi, pas fitores 3-1 ndaj Liverpool.

Ronaldo e mbylli sezonin me 44 gola dhe tetë asiste në të gjitha kompeticionet. Ish-lojtari i Manchester United ka qenë në formë të shkëlqyer përpara portës edhe këtë vit.

Tashmë ai është larguar nga Spanja për t’iu bashkuar Juventusit në Itali.

Duke parë formën e tij në Champions League, mbase ka ardhur koha që trofeu më prestigjioz europian të rikthehet në Torino pas 22 vitesh.

Related posts

TIRANA PA FRENA NË MERKATO/ “Prenoton” edhe 3 futbollistë cilësorë që pritet të bëjnë diferencën

Delo.autor

I DHA FITOREN KUKËSIT/ Rexhinaldo: Jam sulmues, por ja pse lëviz në të gjithë…

Isa.Autor

HAZARD SI “PLESHTI”/ Chelsea rikthehet tek fitorja, mbetet në vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment