Futboll Sport

GËZUAN TË GJITHË/ Kualifikimi i Laçit, reagon presidenti i FSHF-së (FOTO)

Menjëherë pas kualifikimit historik të Laçit në turin tjetër të Europa League, ka reaguar presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Ashtu si dhe pas takimit të Kukësit, zoti Duka ka uruar lojtarët dhe klubin për këtë sukses shumë të madh, duke shpresuar që kurbinasit të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.

“Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë. Dua të përgëzoj shumë sot klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe arriti të eleminojë një kundershtar të fortë. Me shumë punë e vetbesim, kualifikohet për më tej në UEFA Europa League, me shpresën dhe bindjen për të shkuar sa më larg! Urime djemve, stafit e gjithe klubit per kete kualifikim mese te merituar! Me shumë punë e përkushtim, çdo barrierë e vështirë mund të kalohet. Bravo Laçi! Bravo Kukësi!”, janë fjalët e zotit Duka në postimin e tij.

Related posts

CHRISTIAN OULISIC TURPËRON PIQUE/ Shikoni lëvizjen “magjike” të 20-vjeçarit (VIDEO)

Delo.autor

U PËRFOL SE DO TË BLINTE MILANIN/ Arnault mohon gjithçka: Kemi respektin maksimal për këtë klub, por…

Delo.autor

THEU KARANTINËN/ Futbollisti i Manchester United filmohet duke pirë cigare teksa luan poker (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment