Futboll Sport

Viera: “Balotelli po punon për të rikuperuar kohën e humbur!”

Gjatë prezantimit të blerjes së re Youcef Atal, Patrick Vieira, trajneri i ri i Nice, ka folur edhe për rikthimin në stërvitje të italianit Mario Balotelli.

Për “SuperMario” u fol se do të largohet nga Nice, me Marseille në “pole position” për të marrë shërbimet e tij, por tani situata ka ndryshuar dhe sulmuesi ka nisur fazën përgatitore me ekipin ku ka luajtur në dy sezonet e fundit të Ligue 1.

“Skuadra po përgatitet prej një jave dhe Balotelli prej vetëm një dite, është normale që ai të punojë veçmas, – tha Vieira që e ka pasur Balotelli shok ekipi kur luanin te Inter. – Nuk ka të njëjtën përgatitje fizike me shokët për momentin, por kryesorja është që po punon të për rikuperuar kohën e humbur.”

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i skuadrës zemëron Bayern Munich, mbetet jashtë ekipit për një… tatuazh

Delo.autor

XAVI I RI/ Manchester City sfidon Barcelona për mesfushorin e Spanjës

Isa.Autor

KRITIKAT PËR BARAZIMIN 3-3 NË KAMPIONAT/ Mourinho përgjigjet në mënyrë thumbuese në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment