Sport Të tjera

Qerimaj konfirmon lajmin e shumëpritur: Federata e Peshëngritjes më dha medaljen

Erkand Qerimaj i lumtur, peshëngritësi merr lajmin e shumëpritur. Peshëngritësi Erkand Qerimaj i njihet zyrtarisht medalja e bronxit në kampionatin e fundit botëror të zhvilluar në Anaheim në SHBA.

Lajmin e ka dhënë vetë peshëngritësi 29-vjeçar në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

“Medalja e bronxit në Botëror! E konfirmuar nga Federata Botërore!”

Qerimaj e mbylli garën në vendin e katërt në të dyja stilet shkëputje dhe dygarësh, por peshëngritësi rumun Dumitru Captari që e përfundoi kompeticionin në vendin e tretë iu hoq medalja e bronxit pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping.

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj u penalizua sërish në këtë kampionat duke humbur medaljen e artë dhe të argjendtë të fituar në Botëror. Ajo u gjet se kishte përdorur substancë të ndaluar në kompeticion.

Related posts

“MAGJIA” NDAJ SKOCISË/ Realizoi gol nga 45 metra, Patric Schick thyen rekordin që mbahej prej vitit 1980-të

Delo.autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ “Shkodranët” publikojnë çmimet e biletave, ja sa do të kushtojnë

Delo.autor

LA LIGA/ Vjedhja e shekullit! Real i merr Barcelonës, “Neymar-in e ri” për 45 milion €

Sadik.Autor

Leave a Comment