Futboll Seria A Sport

Gattuso ndryshon pozicionin e Calhanoglu, por turku nuk e ka problem…

Një Hakan Calhanoglu “shumë i lumtur” ka thënë “se pozicioni nuk është një problem”, pas ndeshjes miqësore që Milan fitoi 2-0 ndaj Novara, ku ai u aktivizua si mesfushor qendre.

Në sezonin e kaluar, Calhanoglu ishte sulmuesi i majtë i Milan, në formacionin 4-3-3 të Gattuso, por në ndeshjen e parë të këtij sezoni ai u përdor si mesfushor qendre.

“Ndihem mirë edhe pse jam disi i lodhur. Por kjo është normale, sepse nuk jemi edhe në 100% të formës. Kemi punuar shumë fort këtë javë, atmosfera në ekip është pozitive, sidomos pas faktin që mësuam se do të jemi në Europa League,” – tha turku.

“Pozicioni im? I takon trajnerit të vendosë. Në Gjermani kam mësuar disa role në fushë dhe jam gati të bëj gjithçka për të mirën e Milan,” – përfundoi Hakan Calhanoglu.

Related posts

GATTUSO SKANON MILANIN: Jemi ekipi I FORTË, por bëjmë gabime FOSHNJARAKE

Isa.Autor

ZYRTARE/ Trajneri Reja shpall emrat për ndeshjet e Shqipërisë në Nations League (LISTA)

Delo.autor

PA TRAJNER DHE LOJTARË DREJT LARGIMIT/ Ja situata tek Skënderbeu pas vendimit të “CAS”

Delo.autor

Leave a Comment