Formula 1 Sport

Hamilton lutet për shi: Garë e humbur, këtu e pamundur të parakalosh

Piloti Lewis Hamilton ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e tij dhe e makinës Mercedes në provat zyrtare të zhvilluara në pistën e Hockenheim (Gjermani), pasi u klasifikua në vendin e 14-të pas një problemi që makina gjermane pati në fund të sesionit të parë. Britaniku konfirmoi se “fluturimi” që makina e tij bëri gjatë provave zyrtare në disa kthesa uk ka ndikuar të tërheqja e tij. “Ne i kemi shfrytëzuar gungat e kthesave gjithnjë edhe në këtë pistë, në çdo xhiro. Mendoj se është prishur diçka para se unë të kisha atë problem”, tha Hamilton.

Çfare ndodhi me Hamilton gjate provave zyrtare ne Gjermani?

“Nuk e kam kuptuar ende se çfarë ka ndodhi dhe përse u tërhoqa. Unë u përpoqa që ta mbaja makinën në pistë, por më thanë që duhej të tërhiqesha. Nuk e kuptoja, ndoshta prej dëshirës time për të mos u dorëzuar kurrë”, u shpreh britaniku, që dy ditë më parë rinovoi me Mercedes deri në vitin 2020. Piloti britanik shton se për të gara është e mbaruar: “Nuk mendoj se këtë herë kam mundësi për të dueluar për dodiumin, pasi është një nga pistat më të këqija për sa i përket parakalimeve. Të shohim, do të jap maksimumin. Ndoshta shiu na jep një dorë”.

Related posts

KOSOVA BËHET E FRIKSHME/ I bashkohet lojtari që stërvitet nga GUARDIOLA

Isa.Autor

PASIM PERFEKT I VAN DIJK/ Liverpool përmbys gjithçka me Sadio Mane! (VIDEO)

Delo.autor

Solari kthen në identitet Realin/ “Los Blancos” fitojnë bindshëm në transfertë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment