Futboll Premier League Sport

Dortmund sakrifikon Schurrle për të marrë “yllin” e Premier League…

Wilfried Zaha kërkon të largohet nga Crystal Palace dhe dy janë klubet e interesuara për të Everton dhe Dortmund, që i ka treguar derën Andre Schurrle.

Gjigantët e Bundesliga po bëjnë të pamundurën që ta shesin Schurrle në Premier League dhe marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme.

Crystal Palace kërkon të paktën 60 milionë euro për Zaha, që më pas të investojë rreth 30 milionë euro për të marrë Michail Antonio nga West Ham.

27-vjeçari Schurrle nuk bën më pjesë në planet e Borussia dhe këtë e tregon fakti se nuk u aktivizua asnjë minutë në miqësoren e fituar 1-0 kundër City në Chicago.

Dortmund synon ta çojë te Crystal Palace për të ulur çmimin e Zaha.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Skoci-Shqipëri: Ja si kuotohet ndeshja nga kompanitë e basteve

Isa.Autor

VIDEO/ Simulimi i vitit, ish-sulmuesi i Realit rrezikon dënimin

Q.Autor

MUNGESA E TERRENEVE SPORTIVE/ Partizani kryen stërvitjet sipas… “kapriçove” të motit

Delo.autor

Leave a Comment