Futboll Seria A Sport

Nis “operacioni fshesa” tek Roma/ Verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Skuadra e Romës ka bërë shumë afrime në këtë merkato vere. Drejtuesit e klubit verdhekuq po mendojnë së fundmi për largimet. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, konfirmohet se Roma po përgatitet për largimin e parë.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Grégoire Defrel i cili me shumë mundësi do largohet nga ky ekip në këtë merkato. Mësohet se 27-vjeçari ka folur me drejtuesit e klubi të cilët kanë thënë se lidhur me të ardhmen e francezit do vendoset në një moment të dytë që pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Ky nuk pritet të jetë largimi i vetëm nga skuadra e Romës, pasi drejtuesit kanë bërë shumë përforcime dhe tashmë e kanë radhën “pastrime” para se të startojë edicioni i ri futbollistik.

 

Related posts

Marquez: Nuk vendos limite, dua të fitoj sa më shumë tituj

Sadik.Autor

HUMBI NDESHJEN HISTORIKE/ Muriqi bën liderin për Kosovën (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Memelli “kërcënon” rivalët: Shkojmë në Shkodër për të marrë 3 pikët

Delo.autor

Leave a Comment