Futboll Sport

Skënderbeu barazon me Teutën, Shehi dhe Shkëmbi përballë si kundërshtarë

Nuk nxori fitues madje nuk prodhoi qoftë një gol miqësorja e zhvilluar në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës, ku përballë njërit-tjetrin në rolin e trajnerit në stolat respektivë ishin dy miq të vjetër, Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi.

Ndonëse Skënderbeu e nisi sfidën me një organikë ndjeshëm më cilësore, nuk e pati qartësinë e duhur në fazën sulmuese për të konkretizuar aksionet.

Për ekipin durrsak, që ka bërë ndryshime të mëdha krahasuar me skuadrën që mbylli sezonin, mund të konsiderohet një rezultat pozitiv, sepse kishin përballë një kundërshtar ekspert.

Skënderbeu para testit me Teutën kishte fituar 2-0 me Maliqin dhe barazuar 0-0 me Renovën, ndërkohë që Teuta, mposhti Kastriotin 4-1.

Related posts

James Pallotta: Roma ka arritur marrëveshjen me Qatar Airways

Sadik.Autor

RONALDO I RI/ Talenti portugez i Wolverhampton kushton 120 milionë euro

Isa.Autor

Lady Marchisio “rrit temperaturat”/ Modelja shfaqet super seksi në Mykonos

Sadik.Autor

Leave a Comment