Futboll Sport

Uzuni, gati shitja te Lokomotiv Zagreb për 200 mijë euro

Myrto Uzuni pritet të shitet në Kroaci për 200 mijë euro. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e klubit të Superligës kroate, Lokomotiv Zagreb, janë takuar me presidentin Pashk Laska dhe kanë arritur një akord. Tashmë mbetet vetëm konkretizimi i marrëveshjes, me drejtuesit që kanë rënë dakord edhe për shifrën që do të derdhet në arkat e Laçit.

Presidenti Laska pagoi një vit më parë 20 mijë euro për blerjen e kartonit të Uzunit tek Apolonia, ndërsa tashmë synon ta shesë për jo më pak se 200 mijë euro. Mes disa interesimeve, duket se drejtuesit e Lokomotivës kanë qenë më insistues dhe kanë arritur të bindin kreun e klubit kurbinas. Oferta e tyre është zyrtare tashmë dhe vetëm në rast të ndonjë surprize marrëveshja mund të dështojë.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Itali-Bonjë Hercegovinë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Cavani zbulon arsyen e shkëmbimit të fanellave me Salah

Sadik.Autor

NGA TAPETI I BUTË TEK HYRJA E MEDIAVE/ Ja çfarë la UEFA si detyra për t’u realizuar në “Air Albania Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment