Futboll Sport

Legjionarët në Rumani, Llullaku debuton me gol, Qaka dëmtohet

 Ka nisur në mënyrë të shkëlqyer debutimi për Azdren Llullakun, me skuadrën e Astras në ligën e parë të futbollit në Rumani. Sulmuesi i kombëtares kuq e zi, i transferuar këtë verë në kampionatin rumun, ka luajtur në ndeshjen e parë të kampionatit me Astran duke debutuar me një gol, pikërisht përballë skuadrës së Steauas së Bukureshtit, ku aktivizohet futbollisti tjetër i kombëtares Kamer Qaka. Goli i sulmuesit të kombëtares erdhi në minutën e 43 të takimit.Pas një goditje këndi, Llullaku futet brenda zonës duke shmangur mbrojtësit kundërshtarë dhe devijon topin me kokë, duke e dërguar në rrjetë dhe më pas niset për të festuar te tifozët e skuadrës së tij duke bërë dhe Shqiponjën.

Mjaftoi ky gol për skuadrën e Astras që të marrë tre pikë në nisjen e kampionatit dhe të shpresojë për një sezon më të mirë. Ndërkohë ndryshe ka qenë situata për mesfushorin e kombëtares Kamer Qaka i cili e nisi ndeshjen nga stoli duke u hedhur në fushën e lojës në minutën e 61-të por do të zëvendësohej shumë shpejt pasi mbeti i dëmtuar.

Related posts

DO TË LUAJË EUROPIANIN E DYTË/ Ajeti: Emocion kur pashë emrin, befasojmë në Gjermani

F.autor

Rekordi “i zi” i Kombëtares/ Ja sa është numri i tifozëve në “Elbasan Arena”

Isa.Autor

“NJERIU I HISTORISË”/ Ronaldo shënoi golin e 5000-të të Juventusit në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment