Futboll Seria A Sport

SUPER MERKATO/ Roma nuk ndalet, gati akordi me kampionin e botës

Skuadra e Romës duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton. Drejtori sportiv i ekipit, Monchi ka edhe një dëshirë të fundit. Bëhet fjalë për francezin, Steven N’Zonzi, i cili aktivizohet me ekipin e Sevilla-s. Verdhekuqte i kanë “arkat” plot, sepse kanë shitur për 75 milion euro portierin Alisson te Liverpool, ndërsa skuadrës spanjolle i ofrohen deri më tani 35 milion euro.

Në vazhdim do të presim nëse kjo marrëveshje do të konkretizohet, pasi lojtari në fjalë është me shumë cilësi të mira teknike dhe i jep skuadrës shumë qetësi në fushë. Në 15 korrik N’Zonzi u shpall kampion bote me Francën në Botërorin e Rusisë.

Related posts

TIFOZËT E PSG-SË PRESIN ZBARKIMIN E MESSI-T/ Shikoni çfarë ndodh në aeroportin “Le Bourget” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Luiza Gega mbyll garën në Kampionatin Europian. Pozicionohet në vend të DYTË

Sadik.Autor

“ÇMENDET UNETID”/ Mou TREMB Realin, ofertë STRATOSFERIKE për “YLLIN” e ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment