Futboll Sport

KTHESA E DALIC/ Në fillim foli për DORËHEQJE, tani kërkon rrogën MARRAMENDËSE

Trajneri i Kroacisë Zlato Dalic kërkon një rrogë më të madhe se 3,8 milionë paund për të firmosur një marrëveshje të re me Federatën Kroate të Futbollit, pasi e vlerëson veten si trajnerin e dytë më të mirë në botë. Një kthesë 180 gradë nga deklaratat e tij pas finales ku u shpreh se po mendonte largimin nga skuadra.

Ish-trajneri i Dinamos udhëhoqi kombëtaren e vendit të tij deri në finalen e Kupës së Botës, ku u mund 4-2 nga Franca. Tani, pas paraqitjeve fantastike në Rusi të skuadrës së drejtuar prej tij, Dalic mendon se duhet një rrogë e re e majme që të jetë në të njëjtin nivel me trajnerët më të mirëpaguar në planet. 51-vjeçari ka edhe dy vite në kontratën ekzistuese me Kroacinë, por tha: “E pëlqeni ose jo jam trajneri i dytë më i mirë në botë”

Në një prononcim për gazëtën kroate “Vecernji list”, ai shtoi: “Dhe kjo shifër prej 3,8 milionë paund është shumë e vogël për trajnerin e dytë më të mirë në botë. Kam edhe dy vite kontratë dhe mund të qendroj me skuadrën për kaq gjatë, por thashë që pas turit në SHBA (në muajin mars) mora vendimin për të ikur. Nuk mund ta pranoj që njerëz që kanë shkelmuar vetëm dy herë topin në jetën e tyre të marrin vendim për qendrimin tim në stol apo jo. Nuk mund të lejojë njerëzit që të luajnë me mua dhe të përpiqen të më heqin nga puna”.

Edhe pse në të gjitha ndeshjet me eliminim në Botëror Kroacia luajti 30 minuta shtesë, arriti të dilte në finale. Por Dalic thotë se nuk ishte lodhja problemi në finale dhe me pak fat mund të ishte Kroacia kampione e botës në vend të Francës. “Jam i trishtuar dhe do të jem kështu për pjesën tjetër të jetës sime”, tha kroati. “Do të më mbetet peng që Kroacia nuk u shpall kampione e botës dhe duhet ta kishim fituar ne atë ndeshje për shkak të cilësisë që kemi në skuadër dhe lojës që bëjmë. Por Zoti nuk donte që ne të fitonim. Por Franca nuk ishte më e mirë se ne, thjesht pati më shumë fat”.

Related posts

TË TRE TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Habit e fejuara e Dybala: Jam sërish pozitive, nuk e di ç’po ndodh

Delo.autor

RONALDO “BRAKTISI” PORTUGALINË/ Trajneri SANTOS reagon ASHPËR, fola me CR7 dhe…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Një hap larg portës, futbollisti shpërdoron rastin fantastik dhe e dërgon topin sipër traversës

F.autor

Leave a Comment