Futboll Seria A

Milani insiston: Nuk lëvizim nga “San Siro”

Milani ka insistuar se nuk e ka ndërmend të zhvendoset nga stadiumi ikonë “San Siro”, të cilin e ndan me rivalin e qytetit, Interin, pasi kryetari i Komunës së Milanos, Giuseppe Sala, sugjeroi se zhvendosja e Milanit është e pashmangshme.

Megjithatë, këtë e ka hedhur poshtë klubi i Milanit, që i është përgjigjur në këtë mënyrë komenteve të Salas: “Milani thekson se klubi asnjëherë nuk e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ‘San Siro’”.

Sala tha për Sky Sport Italia se klubi në pronësi të kinezëve po bën përpjekje për ta ndërtuar stadiumin e vet dhe se tashmë kishte diskutuar rreth zonave në qytet që do të ishin të përshtatshme për ndërtimin e tij.

“Milan po mendon për stadium të ri, stadiumin e vet. Ne do t’i japim kohë për të parë nëse ka mundësi, por në fund diçka duhet bërë”, ka thënë Sala.

Por, klubi e ka mohuar se është duke menduar të largohet nga “San Siro” me 80 mijë ulëse, duke thënë se në fakt po e konsideron renovimin e stadiumin ekzistues.

Related posts

Klopp tregon se kush duhet të fitojë çmimin ‘lojtari i vitit’ në Angli

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Lufta” mes Inter dhe “Zonjës së Vjetër” për talentin…

Delo.autor

BONUCCI KATASTROFË/ Shumë gola nga krosimet, Alegri i bën ZBOR mbrojtjes

Isa.Autor

Leave a Comment