Futboll Sport

ZYRTARE/ Zyrtarizohet miqësorja ITALI-SHQIPËRI, ja kur do të zhvillohet…

Më 11 shtator 2018, në stadiumin e Cagliari, “Sardegna Arena”, për të festuar një vjetorin e inaugurimit të këtij impianti, do të zhvillohet miqësorja mes Italisë U-21 dhe Shqipërisë U-21.

Të besuarit e Alban Bushit do të vihen përballë skuadrës që drejtohet nga Luigi Di Biagio në një miqësore me të vërtetë prestigjioze për futbollistët më premtues të Shqipërisë, që do të kenë një mundësi të artë për të rënë në sytë e menaxherëve të Serie A.

Shqipëria U-21 renditet në vendin e pestë të Grupit 2, për eliminatoret e kampionatit europian të kësaj moshe, faza finale e të cilit do të luhet verën e ardhshëm.

Pesë ditë para miqësores kundër Italisë, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë kundër Spanjës në një ndeshje zyrtare.

Më pas, në 11 tetor, ata do ta presin Spanjën dhe më pas Estoninë, në eliminatoren e fundit. Nga ana tjetër, Italia U-21 nuk merr pjesë në eliminatore, sepse do të jetë vendi organizator i fazës finale “Euro U-21 2019”.

Related posts

Mbyllet transferimi i futbollistit shqiptar, FSHF-ja reagon në kohë

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Bottas befason Hamilton-in. Leclerc hedh kandidaturën për podiumin

Delo.autor

PSG-MONTPELLIER/ Pas 14 minutash lojë, Gueye ndëshkon për “Parisienët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment