Futboll La Liga

Njeriu që e zbuloi Messin: Coutinho nuk vlen 160 milionë euro

Agjenti Josep Maria Minguella, i cili e zbuloi Leo Messin, beson se blerja më e re e Barcelonës, Philippe Coutinho, nuk vlen 160 milionë euro.

Minguella u pyet rreth disa çështjeve në një intervistë për programin T4 të Radio MARCA, përfshirë transferimin e bujshëm të yllit brazilian në Barçë, transmeton Express.

“Coutinho nuk vlen 160 milionë euro. Ai është lojtar i mirë, i cili do ta përmirësojë skuadrën, por nuk mund të vlejë aq sa klubi pagoi për të”, ka thënë ai.

Madje, sipas tij as Dembele nuk vlen 140 milionë euro.

“Me Largimin e Neymarit e pamë blerjen e shpejtë të Dembeles, por as ai nuk vlen 140 milionë euro. Tani Coutinho 160 milionë euro… përkundër çmendurisë aktuale në boten e futbollit, kjo nuk mund të pranohet si çmim i tregut”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse Real Madridi është ende në garë për titull të La Ligës, ai ka thënë se është shumë e vështirë për skuadrën e Zidane, prandaj e përjashton nga gara për titull.

Related posts

“E DASHUROJ…”/ Reagimi i Cikalleshit pas golit në frymën e fundit ndaj ekipit që investoi 2 milionë euro për…

F.autor

MERRET VENDIMI PËR PROTESTAT/ “El Clasio” shtyhet sërish për një datë tjetër, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

Partizani – Skënderbeu nuk prodhon lajm vetëm në fushë (foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment