Futboll La Liga Sport

TALENTI PORTUGEZ/ Sulmuesi firmos për 5 sezone me Atlético Madrid

Gelson Martins është lojtar më i ri i Atlético Madrid. Sulmuesi portugez, i cili ka përfaqësuar vendin e tij në Kupën e Botës, e lë Sportingun për “rojiblanco”, duke firmosur kontratë për pesë sezonet e ardhshme.

Ai bëhet përforcimi i katërt i Atletico Madrid në merkaton e kësaj vere, pas Rodri, Adam, francezit Thomas Lemar dhe argjentinasit Nehuén Pérez. Gelson ishte lojtar i lirë, pasi u largua nga skuadra e Lisbonës, me të cilën shfuqizoi një kontratë në mënyrë të njëanshme, pas sulmit të ultrasve në trajnim.

Megjithatë, Atlético Madrid ka preferuar të arrijë një marrëveshje me klubin portugez, për ta mbyllur rekrutimin e lojtarit. Ish-sulmuesi i Sporting do të duhet të luftojë për një vend në formacionin titullar, me Vitolo dhe Lemar, lojtarët e tjerë të grupit, që Simeone i ka në dispozicion.

Related posts

Ja cili është futbollisti i parë që merr më shumë se 100 milionë euro në sezon

Sadik.Autor

GUARDIOLA HUMB BESIMIN ME YLLI E EKIPIT/Gjiganti gjerman gati të marrë Leroy Sane për….

Delo.autor

DYSHJA DITA-MUJA NDEROJNË KORÇARËT/ Skënderbeu thyen “Gjirokastritët” në minutat e fundit

Delo.autor

Leave a Comment