Futboll Premier League Sport

Të gjithë çmenden pas kroatëve/ Manchester United “prenoton” talentin e Botërorit

Edhe pse nuk arritën dot të ngrinin trofeun, përfaqësuesja kroate konsiderohet si kampionia morale e këtij botërori. Arritja në finale i ka kthyer ballkanasit jo vetëm në heronj të vendlindjes së tyre, por dhe në “shënjestër” të klubeve të mëdha europiane. Nga mediat gjermane (Sport Bild) dhe angleze (The Independent) raportohet se Manchester United po sjellin në Angli sulmuesin kroat të Enitracht Frankfut Ante Rebic që u paraqit jashtëzakonisht mirë me Kroacinë.

“Djajtë e Kuq” priten të hasin në më pak pengesa në krahasim me Ivan Perisic, që vlerësohet 90 milionë € nag Interi. 24-vjeçari që shënoi ndaj Argjentinës nuk ka një çmim stratosferik në krahasim me Ëillianin e Chelseat dhe bashkëpatriotin Perisic. Megjithatë dhe Bayern Munich është interesuar për Rebic, por United duket se kanë më shumë mundësi financiare për të joshur kroatin.

 

Related posts

Shqiptarët e “djegin” në Glasgow, shikoni si festojnë me këngë dhe fustanellë (VIDEO)

Isa.Autor

LOJRAT OLIMPIKE/ Mbyllet gara për qitësen Manuela Deliaj, ja ku RENDITET shqiptarja

F.autor

Zinedine Zidane dhe kartëpeceta që ndryshoi historinë

Q.Autor

Leave a Comment