Albanian Stars Futboll Seria A

Igli Tare kryeson sondazhin për drejtorin sportiv më të mirë në Serinë A

Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë? Kjo është pyetja që Corriere Dello Sport u drejton lexuesve të saj në sondazhin e fundit, për të zbuluar mendimin që kanë të apasionuarit e futbollit italian për punën e drejtuesve që kanë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së Lazios sezonet e fundit, çka është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër.

44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Paraticci i Juventusit dhe Giuntoli i Napolit me nga 14%. Më pas renditen Sartori i Atalantës dhe Monchi i Romës me nga 10%. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh të Corriere Dello Sport nuk është mbyllur akoma.

Related posts

Milani në buzë greminës/ Miliarderi Li në telashe pas vendimit të UEFA-s

Isa.Autor

E BUJSHME/ Fati i Gattusos me Napolin duket i caktuar, tek skuadra e De Laurentiis priten rikthime të mëdha

Delo.autor

Vidal te Chelsea? Ja çfarë thotë trajneri i Bayern

Q.Autor

Leave a Comment