Futboll Premier League Sport

ÇUDIT HERRERA/ Shpresoj që një ditë të na nxjerrin me SHQELMA nga klubi…

Ander Herrera është impresionuar nga të rinjtë e Manchester United të cilët i janë bashkuar ekipit në fazën përgatitore të Amerikës. Chong, Garner, Grenwood dhe Gomes kanë tërhequr vëmendjen e Herrera-s.

“Chong ishte shumë mirë në pjesën e dytë për mendimin tim, ndërsa të tjerët nuk kishin shumë kohë të tregonin veten e tyre, por do t’u vijë edhe atyre dita,” shprehet Herrera.

“Më pëlqen pasi është i guximshëm. Kur stërvitet, nuk ka frikë të provojë gjëra të reja dhe të driblojë kundërshtarin. Ai do të mësojë dhe dëgjon shumë në stërvitje. “Gjithashtu jam befasuar nga Garner, Gomes dhe Greenwood.

“Nuk e dija se ishte 16 vjeç dhe ai po luftonte kundër burrave, kështu që kam besim te këta të rinj dhe shpresoj që të na nxjerrin me shqelma nga klubi. “Kjo do të tregojë se klubi po bën gjënë e duhur.”

Ndeshja e parë para-sezonale e United nuk shkoi edhe aq mirë sa pritje, duke barazuar 1-1 ndaj Club America.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Nuk ka më diskutime, Manchester City mëson vendimin e “CAS”

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez sërish në spital pas operacionit: Nuk rikthehem më…

Delo.autor

U largua befasisht/ Zbuloni 10 rekordet historike të Zidanes si trajner i Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment