Futboll Premier League Sport

Manchester City merr kapitenin e Francës U-18, konsiderohet si pasardhësi i Kante

Klubi i Manchester City ka bërë me dije në faqen e tij në internet blerjen e Claudio Gomes. 18-vjeçari nga Franca është një mesfushor me tipare mbrojtëse, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Paris SG, me të cilin ka luajtur pesë ndeshje në UEFA Youth League. Për të thuhet se është pasardhësi i N’Golo Kante.

Adoleshenti, që mbushi 18 vjeç ditën e hënë, nuk pranoi të firmoste një kontratë profesioniste me kampionët e Francës, pasi u josh nga kampionët e Anglisë. Ai ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Francës dhe aktualisht është kapiteni i ekipit U-18.

Gomes është i shpejtë, i fortë, ka energji dhe një vizion të mirë të lojës. Ai është nisur për në SHBA ku i është bashkuar ekipit të Pep Guardiola për turneun miqësor dhe nuk përjashtohet mundësia që të luajë disa minuta kundër Liverpool ose Bayern Munich.

Related posts

Zvicra mposht Serbinë, ja çfarë kanë bërë tifozët e Kroacisë

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TEK LAZIO/ Igli Tare nuk i ndahet talenteve, “piketon” mbrojtësin serb…

Delo.autor

NUK U GRUMBULLUA TEK FRANCA/ Milan jep lajmin e keq, ylli Giroud rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment