Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Mesfushori SHQIPTAR drejt kampionatit italian tek skuadra…

Një tjetër shqiptar mund të bëhet pjesë e Serisë A në Itali. Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, sulmuesin e Heerenveenit në kampionatin holandez, i cili synohet nga Fiorentina.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës vjollcë, që duhet të paguajnë nga 4 deri 5 milionë euro për kartonit e tij.

Paratë që duhen për të blerë futbollistin e përfqaësueses së Kosovës ekipi italian pret t’i sigurojë nga shitja e Ante Rebic. Sulmuesi kroat më parë ka luajtur për Fiorentinën para se të jepej në formë huazimi te Eintracht Frankfurti e më pas të blihej nga klubi gjerman, por skuadra vjollcë ka ruajtur një përqindje të kartonit (30%).

Eintrachti mund të përfitojë deri 50 milionë euro nga shitja e kroatit, që do të thotë se në arkat e Fiorentinës mund të shkojnë gati 17 milionë euro.

Related posts

RISIA/ Ende nuk ka ngrohur stolin e ekipit shqiptar, trajneri i detyron lojtarët të stërviten në mes të… 

Isa.Autor

Buzëqesh Spalletti/ Nainggolan gati për Bolognan, belgu gati për debutimin

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E MESFUSHORIT FRANCEZ NGA “OLD TRAFFORD”/ Solskjaer: Pogba? Shpresoj ta realizojë dëshirën e tij…

Delo.autor

Leave a Comment