Futboll Premier League Sport

Mund ta blinte 2 milion Euro/ Manchester United gati të paguajë 50 milionë për KROATIN

Manchester United po shqyrton mundësinë e blerjes së futbollistit kroat Ante Rebiç për 50 milionë Euro, me lojtarin e Frankfurt që vlente vetëm 2 milionë Euro afërsisht përpara Botërorit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja, sipas të cilave Rebiç po kërkohet me ngulm nga Zhoze Murinjo, i cili e sheh atë si përforcimin idela për planet e tij.

24-vjeçari spikati me Kroacinë në Botëror me lojën e tij duke sjellë rritjen e paimagjinueshme të çmimit të tij në merkato. Në këtë mënyrë gjermanët që siguruan kartonin e tij në mënyrë përfundimtare vetëm disa ditë më parë, pas disa huazimesh të njëpasnjëshme nga Fiorentina, mund të dalin shumë të fituar nga një rishitje e mundshme e tij.

 

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Bajerni pranë transferimit të sulmuesit francez për 60 milionë euro

F.autor

U MUND NGA FLAMURTARI/ Gega: Pikët të dhimbsen, kam një mesazh për djemtë

Isa.Autor

PAS ZBARKIMIT NË PRISHTINË/ Paolo Maldini “nënshkruan” me Kombëtaren e Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment