Futboll Seria A Sport

Mediat italiane/ MORATA APO HIGUAIN: Njëri prej tyre do të jetë sulmuesi i Milanit

Objektivi kryesor i drejtuesve të ri të Milan është t’i japin trajnerit Rino Gattuso një sulmues të rëndësishëm. Dihen prej ditësh bisedimet me Juventus për të arritur te Higuain, në një shkëmbim të mundshëm ndoshta me Bonucci.

Leonardo po përgatit edhe planin “B”: Alvaro Morata. Drejtuesit brazilian ka pasur një takim me menaxherin e lojtarit, i cili ka thënë se Chelsea kërkon 65 milionë euro për ta lënë të lirë.

Merkato e Milan po futet në një fazë deklarate dhe vendimtare. Lëvizjet me klubin e Juventus dhe Chelsea tregon qartë se kuqezinjtë duan një qendërsulmues.

Leonardo po punon edhe për shitjen e Kalinic, ku kanë filluar sërish bisedimet me Atletico Madrid. Spanjollët kishin kërkuar huazimin e tij, ndërsa tani është kthyer sërish hipoteza e shitjes përfundimtare. Sipas “Sky Sport”, spanjollët janë gati të paguajnë 20 milionë euro.

Related posts

STATISTIKAT/ Shtatë ndeshje të mëdha, zero fitore. Ja “sëmundja e madhe” e Juventusit të Allegrit…

Delo.autor

Kukësi “sy e veshë” nga UEFA, kampionët kërkojnë diçka speciale këtë fundjavë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ ZIDANE ndez ëndrrat e TIFOZËVE të “djegur” për Champions: Shpresoj të kthehem në…

Isa.Autor

Leave a Comment