Kategoria Superiore Shqipëri

Nuk bindën Dajën, 2 futbollistë largohen nga Skënderbeu

Ditët e fundit në Antalia kanë mbërritur edhe dy lojtarë për provë. Bëhet fjalë për Rikardo Travalio, futbollistin 19-vjeçar nga Venezuela, dhe kosovarin Egzon Korenica. Lojtari nga Venezuela qëndroi tri ditë me Skënderbeun dhe në miqësoren e fundit ndaj Bursasporit luajti pesë minuta duke zëvendësuar Bakari Nimagën.

Por 19-vjeçari nuk ka bindur aspak Dajën dhe dje është larguar nga Skënderbeu. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lojtarin e ardhur nga Suedia, Egzon Korenica, shkruan panorama sport.

Edhe pse qëndroi pak me Skënderbeun, kosovari nuk mundi ta kalonte testin duke u larguar edhe ky andej nga kishte ardhur. Ishin dy futbollistë që vinin si talente, por që nuk bindën aspak trajnerin e Skënderbeut

Related posts

NDRYSHIME TEK KOMBËTARJA/ Vrioni i bashkohet ekipit përfaqësues. Rikthehet tek Shpresat sulmuesi…

Delo.autor

“NGËRÇI” ME MERKATON/ Ja lojtarët e afruar te Skënderbeu 10 ditë larg fillimit të sezonit të ri

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani favorit në letër, spikasin 5 kundërshtarë ballkanas. Ja rivalët e mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment