Futboll Premier League

Arsenali, 31 milionë euro për Christian Pavon të Boca Juniors

 Vazhdojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Manchester City-t për Alexis Sanchez. Sipas mediave angleze, “Citizens” kanë ofruar 20 milionë stërlina për kartonin e sulmuesit kilian, kontrata e të cilit me “topçinjtë” përfundon në qershor, ndërsa futbollistit një pagë 250 mijë stërlina në javë.
Palët janë afër marrëveshjes, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ndërkohë Arsenali po mendon njëkohësisht edhe për zëvendësuesin e Sanchez. Nga argjentina raportojnë se Wenger është gati të paguajë 31 milionë euro, që është klauzola e largimit të 21-vjeçarit Christian Pavon nga Boca Juniors.

Related posts

“I DIMË PIKAT E DOBËTA TË GRANADËS”/ Martini ëndërron kualifikimin: Ju tregoj titullarin që do të mungojë

Delo.autor

LARGIMI I ALABA NGA BAYERN/ Muller “thumbon”: Do të pendohesh, kur të përballemi do të godas në b***ë

Delo.autor

SHTANGET GJERMANIA/ Holanda shënon SUPER GOL dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment