Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Takimi tresh në Milano, diskutohet shkëmbimi Bonucci-Caldara…

Milan dhe Juventus vazhdojnë të punojë nën rrogoz për shkëmbimin Bonucci-Caldara. Aktualisht po zhvillohet një takim tresh në “Palazzo Parigi”, në qendër të Milanos, ku janë të pranishëm drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, menaxheri i Bonucci, Alessandro Lucci dhe menaxheri i mbrojtësit 24-vjeçar, Beppe Riso.

Prej disa orësh palët po bisedojnë. Tani në sallë janë vetëm dy menaxherët, pasi Paratici u largua. Nuk dihet ende si do përfundojë kjo çështje.

Për momentin siguria e vetme është që tifozët e Juventus nuk duan që Bonucci të rikthehet në vend të ish-mbrojtësit të Atalanta.

Nga ana e tij, kapiteni i Milan e ka shprehur haptazi dëshirën për t’u kthyer në Torino dhe flitet se një muaj më parë ka takuar Allegri dhe ka darkuar me trajnerin e Juventus duke sheshuar çdo debat të së kaluarës, ku i paharrueshëm ka qenë lënia jashtë në ndeshjen e Champions League ndaj Porto, të cilën e pa ulur në një stol në Portugali.

Related posts

CHAMPIONS/ Jesus përmbys i vetëm rezultatin, ja çfarë bën ai (VIDEO)

Delo.autor

ANKTH TEK TIRANA/ Titullari i “bardhebluve” pëson dëmtim në gju gjatës stërvitjes, ja emri…

Delo.autor

Shqipëria kundër iberikëve/ Shpresat sfidojnë me “spanjollin” Keidi Bare

Isa.Autor

Leave a Comment