Futboll Premier League Sport

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Objektivi i Chelsea mund të largohet nga Inter me një kusht…

Ashtu si lexohet në numrin e sotëm të “Corriere dello Sport”, uruguaiani Matias Vecino, i cili luan në mesfushën e Inter, mund të largohet nga zikaltërit gjatë merkatos së verës vetëm me një kusht.

26-vjeçari do të jetë i lirë të transferohet nëse vjen ndonjë ofertë nga klubet jashtë Italisë, përndryshe do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e Luciano Spalletti.

Deri tani, Chelsea është klubi i vetëm i huaj që është interesuar për shërbimet e Vecino. Trajneri i ri i “bluve”, Maurizio Sarri, ka punuar me lojtarin kur ishte te Empoli, ku ai ishte huazuar nga Fiorentina.

Për momentin në “Stamford Bridge” ka shumë mesfushorë qendre, por nëse dikush prej tyre do të largohet, atëherë Sarri do të jap “ok” për blerjen e Vecino.

Related posts

 Parma – Juventus/ Zbllokohet sfida, sulmuesi bardhezi ndëshkon vendasit (VIDEO)

Isa.Autor

“NË FUTBOLL SI NË JETË”/ Ylli Leao: Pasioni im për muzikën lindi falë babait tim. Tek Milan kam dy prindër…

Delo.autor

Portier të ri tek Reali? Ja çfarë thotë Zidane

Q.Autor

Leave a Comment