Futboll Sport

E BUJSHME/ Pas fitores me Laçin, Molde firmos me ish-portierin e Real Madridit

Molde e Ole Gunnar Solskajer është duke ndërtuar një skuadër, e cila mund të korrë suksese në kompeticionet europiane.

Pas triumfit 3-0 ndaj Laçit në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës, skuadra norvegjeze ka bërë goditjen e bujshme në merkato, duke firmosur me ish-portierin e Realit, Aleks Kraninks.Ai ka firmosur kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Solskajer, teksa pritet të jetë “gardiani” i ri i Moldes.

Karninks është rritur tek akademia e Realit të Madridit dhe është grumbulluar disa herë me ekipin e parë, ndërsa së fundmi ishte i huazuar te Kartagjena.

Related posts

“ME MIELL MISRI MOS PRIT BUKË GRURI”/ Ish-kapiteni i Partizanit: Titulli i pamundur për të kuqtë

Delo.autor

ANALIZON MERKATON E RIVALËVE/ Ish-legjenda e Liverpool: Nëse blen këtë lojtar Chelsea fiton titullin

Delo.autor

“NUK KAM FRIKË NGA SHKARKIMI”/ Rrëfehet trajneri Emery: Granit Xhaka ka mundësi që të…

Delo.autor

Leave a Comment