Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Sporting Lisbonë denoncon Atletico Madridin tek FIFA…

Rrëmuja e shkakruar në stërvitjen e Sporting Lisbonë në sezonin e kaluar, kur një grup tifozësh dhunuan lojtarët e këtij klubi, duket se do të vazhdojë me transferimin e Gelson Martins te Atletico Madrid, që tanimë po shqyrtohet nga FIFA.

Ashtu si bëri Rui Patricio, portieri që kaloi gratis te Wolves, edhe Martins e prishi automatikisht kontratën me Sporting pas dhunës së tifozëve. Për të dyja raste Sporting është ankuar te FIFA, e cila pritet të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Faktikisht, Atletico Madrid i propozoi Sportingut 15 milionë euro për këtë futbollist dhe opsionin për të marrë 50% të shumës nga shitja e tij e ardhshme, por Sporting refuzoi sepse kërkonte të paktën 20 milionë euro, gjysmën e klauzolës së lojtarit.

Palët nuk ranë dakord dhe në momentin që Martins e prishi zyrtarisht kontratën me klubin portugez, Atletico e mori gratis. Gjithsesi, Sporting është ankuar te FIFA dhe ka nisur një gjyq ndaj futbollistit dhe klubit spanjoll.

Related posts

KATAR 2022/ Ëndrra e Shqipërisë kalon nga tetori i “nxehtë”, Play-Off kapet me dy fitore ndaj Hungarisë e Polonisë

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Tjetër problem për RONALDON, çështja do të gjykohet nga një…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ “KORÇARËVE”/ Teuta humbet sulmuesin kryesor. Hoxha mban në ankth durrsakët

Delo.autor

Leave a Comment