Formula 1 Sport

Hamilton konfirmohet “mbreti i shiut”, starton si kryesues në Hungari

Lewis Hamilton konfirmohet si një mjeshtër i jashtëzakonshëm i garave nën shi, teksa ka siguruar pole position-in në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Ndryshe nga provat e lira, të cilat u zhvilluan në mot të qëndrueshëm dhe u dominuan nga makinat Ferrari, krejt e kundërta ndodhi në provat zyrtare, ku të parat u renditën dy makinat Mercedes, me Hamilton dhe Bottas.

Vetëm vendi i tretë për Kimi Raikkonen, ndërsa Sebastian Vettel, i cili dje dominoi provat e lira, u rendit në vendin e katërt, duke shfaqur probleme të shumta.

Shiu solli probleme edhe për skuderinë Red Bull, pasi Verstappen u rendit në vendin e 7 dhe Ricciardo në të 12-in.

Related posts

Juventus rinovon me yjet, Dibala i pari në listë

Sadik.Autor

Icardi, fytyra e dyfishtë ndaj Milanit: 5 gola në 4 derbet e fundit, 0 në 7 të parët

Isa.Autor

SUPERKUPA E FRANCËS/ PSG dhe Pochettino marrin lajmin e madh para sfidës ndaj Marseille

Delo.autor

Leave a Comment