Futboll Sport

Rossi i vendosur: Ta mbajmë të hapur Botërorin

Në pritje të muajit gusht, i cili rezervon një kalendar interesant me tri gara të vështira, 7 herë kampioni i botës në MotoGP, Valentino Rossi, jep një mesash të fortë dhe të drejtpërdrejtë. Doktori është i vendosur të vërë sa më shumë në vështirësi kundërshtarin tij, Marc Marquez. Objektivi i italianit është që ta nisë fazën e dytë të kampionatit me fitore në garën e 5 gushtit në Republikën Çeke, në pistën e Brno, për të shkurtuar diferencën e pikëve me spanjollin, që aktualisht është lideri i kampionatit me një avantazh prej 46 pikësh kundrejt 39-vjeçarit.

“Marquez është një pilot i fortë, i cili gjatë këtij kampionati ka treguar se është shumë i zoti, duke triumfuar në shumë çmime të mëdha. Të mbash hapur kampionatin nuk është e pamundur. Sigurisht që unë dhe skuadra ime duhet të gjejmë një mënyrë për t’u përmirësuar në shpejtësi.”

Në mënyrë të pashmangshme Rossi i bën thirrje skuadrës së tij të bëjë maksimumin për të përmirësuar aty ku duhet motorin, në mënyrë që ai të jetë më i shpejtë në pistë.

“Në pistën e Brnos nis faza e dytë e kampionatit. Gushti është një muaj shumë i ngarkuar, pasi do të zhvillohen tri gara. Çmimi i Madh i Brno dhe i Australisë janë njëri pas tjetrit, më pas kemi një javë pushim dhe menjëherë vjen gara e Silverstone. Personalisht ndihem shumë mirë, e kam mbyllur fazën e parë me një rezultat të pozitiv, duke u renditur i dyti në Çmimin e Madh të Gjermanisë dhe po ashtu jam i dyti në renditjen e kampionatit, pak larg Maquez, por kampionati është ende i gjatë dhe unë jam shumë optimist.”

Related posts

SFIDA NDAJ LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Vjen lajmi i madh për “Los Blancos” nga qeveria spanjolle

Delo.autor

CAS ende nuk ka vendosur, por media spanjolle publikon “listën e zezë” të UEFA-s. Mes tyre edhe Skënderbeu

Sadik.Autor

MOMENTE PANIKU/ Shihni sesi trajneri grabitet nga tre persona me maska tek… berberi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment