Futboll Sport

Real ofron 125 milionë euro për dy futbollistë të Chelsea…

Real Madrid ka bërë një ofertë karshi Chelsea prej 125 milionë eurosh për të marrë dy futbollistë të “bluve”, Thibaut Courtois dhe Willian.

Nuk është sekret që portieri i Belgjikës ka shprehur dëshirën për të shkuar në “Bernabeu” dhe ka vetëm një vit kontratë me londinezët, që i detyruan ata t’ia shesin blerësit më të mirë.

Por Real ka guxuar të kërkojë edhe Willian, për të cilin Chelsea refuzoi 75 milionë euro të ofruara nga Barcelona në mesin e muajit korrik.

Kësisoj, pasi hoqi dorë përfundimisht nga blerja e Hazard, për të cilin Chelsea kërkoi 200 milionë euro, Real ka bërë një tjetër ofertë për klubin e Roman Abramovic: 80 milionë për Willian dhe 45 milionë për Courtois.

Pritet përgjigja e britanikëve…

Related posts

Shpërthen Murinjo: S’e merituam fitoren ndaj Liverpulit? Nuk më plas çfarë mendoni

Q.Autor

LARGIMI I DAJËS NGA STOLI/ Olsi Rama mbledhje me lojtarët e Partizanit, shihni se kush e drejton stërvitjen

Delo.autor

TRE KARTONË TË KUQ/ Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët, nuk ka fitues në “Elbasan Arena”

F.autor

Leave a Comment