Gossip Sport

Motorë, shpërthime dhe 35.000 pengje/ Ish-ylli i Wrestling duhet të shpëtojë “Upton Park” (VIDEO)

Ylli i Wrestling në fillimin e viteve 2000, protagonist absolut në “Guardians of thë Galaxy”, ku interpreton Drax Shkatërrimtarin, Dave Bautista ka hyrë në kontakt edhe me futbollin.

Ai që në ring njihej si Batista, “The Animal”, do të duhet të shpëtojë shtëpinë e vjetër të West Ham në filmin e tij të fundit. Në “Final Score”, në fakt, ai do të duhet të përballet me një grup terroristësh gjatë një ndeshje futbolli që zhvillohet në Boleyn Ground, stadiumi që ka qenë shtëpia e “Hammers”.

I mbushur me eksplozivë dhe me 35 mijë shikues, Batista do të provojë në të gjitha mënyrat të shpëtojë “Upton Park”: motoçikleta mbi tarracë, dyluftim në tribunë, të shtëna dhe ndjekje. Batista, në atë “Upton Park” që ka qenë edhe më parë shtëpia e ndonjë filmi, do të jetë protagonisti i “Final Score”.

Related posts

FORMULA PËR 4 SEZONET E ADHSHME/ FSHF u propozon klubeve ndryshimin e strukturës së kampionatit, ja skemat

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Manchester City – Huddersfield

Sadik.Autor

KIDA NË NJË LIDHJE ME FUTBOLLISTIN E NJOHUR? Ja detajet në rrjete sociale që ngritën dyshime (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment