Futboll Premier League Sport

Geri Nevil tallet sërish me Shaqirin: Ka nevojë për Ronaldinjon përkrah

Pas debutimit spektakolar të Shaqirit, tifozët e Liverpulit e kanë bombarduar faqen e Geri Nevilit në “Twitter” me videon e golit të tij kundër Mançesterit, pasi legjenda e “djajve” e quajti një lojtar dembel dhe joprofesionist Xherdanin pas transferimit të tij në “Anfield”.

Gjatë komentit të Botërorit, ish-mbrojtësi i Anglisë tha për lojtarin e Zvicrës: “Unë nuk jam një tifoz i Shaqirit për të qenë i sinqertë. Ajo që e përkeqësoi opinionin tim, ishte distancimi i tij nga shokët e skuadrës te Stoku. Ata ishin joprofesionalë sezonin e shkuar dhe pa dyshim ai është mishërimi i mungesës së saj. Ai mund të shkëlqejë në një ndeshje, por zhduket në tre të tjera”.

Pas mesazheve të djeshme, Nevil reagoi sërish me ironi: “Shpresoj të mos më dërgoni mesazh sa herë ta shikoni atë të qëndrojë në qendër të mesfushës çdo herë kur skuadra juaj të jetë duke u sulmuar. Oh, dhe ai ka nevojë për Ronaldinjon që të luajë me të”.

Related posts

E ardhmja e Pulisic mes Bayernit dhe Chelsea-it

Q.Autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Ergys Kaçe pritet të firmosë me Partizanin. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIMET XHEKO-LUKAKU/ Një Inter “gjigantësh”, merr formë strategjia e Antonio Contes

Delo.autor

Leave a Comment