Futboll Premier League Sport

SONDAZHI/ Zgjidhet TRAJNERI më i mirë i të gjithë kohërave, nuk do ta besoni… (FOTO)

Në një sondazh të “Sport Bible”, Sir Alex Fergusoni mori 77 përqind të votave, duke u konsideruar kështu trajneri më i mirë i të gjitha kohërave. Kjo përqindje tregon sa mbizotërues ishte ai gjatë kohës si trajner i Manchester United.

Në këtë sondazh votuan mbi 30 mijë persona, 11 përqind prej të cilëve e votuan Pep Guardiolan, 8 përqind Brian Cloughin dhe 4 përqind për Johan Cruffin. Ky sondazh u bë në rrjetin social Twitter.

76-vjeçari skocez e fitoi 13 herë titullin e Premierligës, pesë herë Kupën FA dhe dy herë Ligën e Kampionëve. Këta tituj, ai i fitoi gjatë 26 vjetëve me Manchester Unitedin. Ai u largua nga klubi i “Old Trafford” vetëm dy javë pasi fitoi titullin kampion të Premierligës.

Related posts

Kukësi nis kundër Vallettës aventurën në Champions League. Formacionet zyrtare

Isa.Autor

Armiq të ashpër, Mourinho befason me “lamtumirën” për Wenger

Sadik.Autor

Kampionët e Gjermanisë, mbyllin sezonin me humbje të thellë ndaj Stuttgartin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment