Futboll La Liga Sport

BEFASON futbollisti i Barcelonës/ Kujtoja se do të luaja në Botëror, por përfundova…

Pavarësisht se Botërori i Rusisë ka ditë që ka përfunduar, për Serxhi Robertin, mungesa në eventin më të madh të globit është kthyer në një fiksim. Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Romës në kuadër të turneut ICC, mesfushori ka thënë se ai priste të ishte pjesë e skuadrës së Kombëtares së Spanjës për Kupën e Botës.

26-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës sezonin e kaluar. Ai bëri 29 paraqitje, gjatë të cilëve ai i bëri 91% të pasimeve të sakta. Për shkak të këtyre performancave ai kishte pritur të ishte pjesë e skuadrës për Kupën e Botës, por tekniku Lopetegui nuk e preferoi.

“Unë sinqerisht mendova se do të shkoja në Botëror, por trajneri vendosi të merrte lojtarë të tjerë. Nuk kisha zgjedhje tjetër përpos ta shikoja turneun në televizion. Tani që është ndërruar trajneri, shpresoj të luaj mirë për Barcelonën, në mënyrë që të zgjidhem për ndeshjet e ardhshme”, u shpreh 26-vjeçari.

Related posts

RRËFEN HISTORINË ME RONALDON/ Uzuni: U inatos me festimin tim kur shënova, në fund më dha fanelën

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Fotot e vjedhura të Schumacher, në shitje për 1 milion euro

Delo.autor

UEFA me kërkesa shtesë për stadiumin e Prishtinës

Sadik.Autor

Leave a Comment