Futboll Sport

Bën autogol të pabesueshëm, vetëm 43 sekonda pasi futet në lojë

Futbollisti i ekipit kinez, Beijing Guoan, Wei Shihao e mbylli ndeshjen ndaj Shanghai Shenhua me një episod, i cili vështirë se mund të besohet.

Shihao u aktuivizua në minutën e fundit të takimit, kur skuadra e tij po kryesonte me rezultatin 2-1, një lëvizje kjo e ndërmarrë nga trajneri i Beijing për të fituar kohë.

Por, pas vetëm 43 sekondash në fushën e lojës, Wei Shihao u bë protagonist i një prej autogolave më të pabesueshëm në futboll.

Ai gjuajti fort me të djathtën në zonën e skuadrës së tij, duke e mposhtur portierin dhe duke iu dhuruar kundërshtarëve një barazim, të cilin ata nuk e prisnin.

Related posts

LIVE/ Predhë e Ronaldos, De Gea bëhet “merimangë” para portugezit (VIDEO)

Isa.Autor

32 MINUTA NË PRITJE/ Ndriçimi nuk e pengon Tiranën e Teutën, ndeshje në dritën e … hënës (FOTO)

Delo.autor

“TANI MË PËLQEN”/ Po bëhet virale, Sarri ekzaltohet me kombinimet e CR7 dhe Higuain (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment