Futboll Sport

Roma i hakmerret Barcelonës për Malcomin, e mposht me lehtësi

Roma e ka mposhtur Barcelonën 4-2 në një ndeshje të turneut përgatitor parasezonal, International Champions Cup, të mërkurën në Arlingon të SHBA-së.

Romakët iu hakmorën në njëfarë mënyre Barcelonës, duke e mposhtur 4-2 në “AT&T Stadium” në Arlington, për mënyrën sesi ia rrëmbeu nga dora talentin Malcom, i cili iu bashkua katalonasve edhe pse kishte marrëveshje me Romën dhe pritej të zbarkonte në kryeqytetin italian, transmeton Express.

Në fakt, ishte skuadra e Ernesto Valverdes që e nisi furishëm takimi duke gjetur rrjetën e portës së Romës qysh në minutën e pestë, kur Rafinha shënoi pas një kombinimi me El Haddadin.

Reagimi i romakëve të Eusebio Di Francescos erdhi pas gjysmë ore, kur El Shaarawy realizoi gol falë asistit të Justin Kluivertit.

Në fillim të pjesës së dytë, Valverde i bëri gjashtë zëvendësime, duke futur në lojë lojtarë të rinj, para se Malcom të shënonte për ta kthyer epërsinë e Barçës në minutën e 49-të, dhe golin e tij të parë në fanellën e klubit katalonas.

Di Francesco i bëri plot nëntë zëvendësime, të cilat patën ndikimin e vet, pasi Roma shënoi tri herë brenda dhjetë minutave për ta përmbysur Barcelonën.

Së pari Florenzi e pastaj Cristante dhe Perroti realizuan për skuadrën nga kryeqyteti i Italisë për fitoren 4-2.

Kështu duket tabela e International Champions Cup pas kësaj xhiroje.

Related posts

U PREZANTUA TEK ATLETICO/ Felix zgjedh numrin e fanellës, portugezi ia merr legjendës… (FOTO)

Delo.autor

KRITIKA TË ASHPRA PËR “BARDHEZINJTË”/ “La Repubblica”: Juventus-it i ka ardhur humbja më degraduese e 10 viteve të fundit sepse…

Delo.autor

LEGJENDA E FUTBOLLIT BRAZILIAN/ Zico: Maradona ka qenë më i mirë se “PLESHTI”, ka luajtur…

Delo.autor

Leave a Comment