Boks Sport

PAMJE TË RËNDA/ Në kafazin e UFC “ARENË LUFTE”, BOKSIERËT lahen nga GJAKU (FOTO+VIDEO)

 Dy të fortët e UFC, Don’Tale Mayes dhe Mitchell Sipe përgjakën oktagonin të martën në mbrëmje në përpjekje për të fituar një kontratë me kompaninë. Sipe vinte në këtë sfidë me një rekord prej 4 fitoresh dhe 0 humbjesh në MMA, si dhe reputacionin e një “djali të keq”. Por një çarje mbi sy bëri që gjaku të derdhej lumë dhe Mayes arriti të fitonte me KO pas vetëm dy raundesh.

Goditja që përgjaku oktagonin erdhi pasi Mayes goditi me bërryl në fytyrë Sipen, por 22-vjeçari arriti të mbahej në këmbë. Por ndërsa e gjithë skena u mbush me gjak ishte vetëm çështje kohe që arbitri t’i jepte fund. Kur kishte mbetur vetëm një sekond nga fundi i raundit të dytë ai e ndërpreu ndeshjen

Pas fitores, Mayes tha: “Jam shumë i lumtur, është një ndjesi fantastike. E kisha më të vështirë më parë por tani që kam humbur peshë jam më në formë se kurrë. Por pavarësisht se fitoi një ndeshje kaq të përgjakur, Mayes nuk arriti të siguronte një kontratë me UFC.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ish-presidenti i Deportivos: CR7 ma afruan ta blija 18 vjeç, ja çmimi që duhej të paguaja

Delo.autor

RONALDO tek Juventus, Roma thumbon: “Messi është GOAT!” (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Nesta bëhet trajner i skuadrës që ra nga Serie A

Delo.autor

Leave a Comment