Futboll Seria A Sport

E KRYER/ Vrsaljko zyrtarizohet te Interi, publikohen detajet e kontratës

Sime Vrsaljko tashmë është edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. Mbrojtësi anësor kroat mbërriti mbrëmë në Milano dhe gjatë ditës së sotme kreu të gjitha vizitat mjekësore në klinikën e klubit.

Rreth orës 18:00, nënkampioni i botës mbërriti të zyrat e klubit, ku nënshkroi edhe kontratën me Interin, që do të zgjasë për 5 sezonet e ardhshme, me një pagë prej 2.8 milionë eurosh në sezon.

Sime Vrsaljko u transferua nga Atletico te Interi me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Zikaltrit paguan 6.5 milionë euro për huazimin dhe do të duhet të shtojnë edhe 17.5 të tjera, nëse vendosin ta mbajnë në fund të sezonit të ardhshëm.

Ky është një rikthim për mbrojtësin kroat në Serinë A, pasi më herët ka luajtur me skuadrat e Genoas e Sassuolos, para se të transferohej për te Atletico në Spanjë, në verën e 2016-ës.

Related posts

Inter, flet Moratti: Klauzola 110 mln euro e Icardit? Më mirë Higuainin dhe 50 mln euro

Sadik.Autor

 Federata qetëson Didier Deschamps para nisjes së Kupës së Botës

Sadik.Autor

DEGJENERON SITUATA PAS NDESHJES NË KOSOVË/ Policia futet në stadium dhe përdor gaz lotsjellës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment