Futboll Sport

City kalon nga “Nike” te “Puma” për 60 milionë euro…

Manchester City ka arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro në sezon dhe duke nisur nga viti 2019-20 do të ketë si sponsor teknik markën e veshmbathjeve sportive gjermane “Puma”.

Kjo do të jetë shuma më e madhe e përfituar në historinë e klubit anglez nga sponsorët teknik, e treta në Premier League, pas Manchester United dhe Chelsea.

Nga marrëveshja aktuale me “Nike”, Manchester City merrte 30 milionë euro në sezon, ndërsa tani do të përfitojë dyfishin e shumës.

“Puma” hyri në Premier League duke sponsorizuar ekipin e Arsenal, që merr rreth 40 milionë euro nga gjermanët.

Ekipet e tjera në Europë që sivjet luajnë me “Puma” janë Milan, Borussia Dortmund, Olympique Marseille, Newcastle, Bordeaux, kombëtarja e Italisë, e Zvicrës, etj.

Related posts

Ballack kërkoi largimin e Low, Kroos: Ndoshta ai po kërkon një vend pune

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi ka ende një shpresë të fundit tek Inter, nëse…

Delo.autor

E PABESUESHME/ KOSOVA arrin një tjetër fitore, vendos rekord bashkë me Spanjën (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment