Futboll Sport

Sfumohen objektivat e merkatos, Flamurtari dilema për qendrën e mbrojtjes

Flamurtari nën drejtimin e Ilir Dajës ka nisur një projekt me synime të mëdha. Objektivi minimal është pjesëmarrja në Europa League sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye janë afruar disa lojtarë me vlerë si Batha e Torrasa, megjithatë ka një problem të dukshëm që duhet zgjidhur.

Kuqezinjtë janë mangët në qendër të mbrojtjes dhe rrethi i alternativave në merkato, është ngushtuar së tepërmi. Tefik Osmani, i cili ishte një objektiv i vlonjatëve që në muajin qershor, vendosi të nënshkruante për Teutën.

Klubi ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e Olsi Teqjas, por edhe ky i fundit vendosi t’i bashkohej Kamzës, ndërsa drejtuesit vlonjatë më herët vendosën të mos rinovonin me Ditmar Bicajn.

Tashmë e vetmja alternativë që i ka mbetur Flamurtarit për qendrën e repartit të mbrojtjes, është Ardian Cuculi. Bisedimet me ish lojtarin e Shkëndijës së Tetovës po vijojnë, por ende nuk është mbyllur asgjë.

Nëse do të dështonin edhe negociatat me 31-vjeçarin nga Tetova, atëherë problemi mund të shndërrohej në një telash për trajnerin Ilir Daja, i cili do të mbetej vetëm me Artim Pollozhanin dhe Franc Veliun, në një pozicion ku duhet të ketë më shumë se dy alternativa.

Merkato akoma nuk është mbyllur dhe kuqezinjtë kanë ende kohë për të realizuar një goditje të rëndësishme, por tregu shqiptar momentalisht nuk është më aq i pasur.

Related posts

I vetofrohet Barca-s, por Messi nuk do ta shohë me sy mesfushorin afrikan

Sadik.Autor

Dilema për mbrojtjen/ Panuçi u druhet provokimeve. Ja formacioni i mundshëm

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ajaxi i garanton portierit 22 vjeçar vendin si titullar, ja sa rinovon kontratën

Delo.autor

Leave a Comment