Formula 1 Sport

Hamilton i SINQERTË: Nuk jemi të shpejtë, gara po kthehet në armën tonë kryesore

Lewis Hamilton e mbylli pjesën e parë të Botërorit 2018 të Formula 1 në vendin e parë, me një avantazh prej 24 pikësh karshi Sebastian Vettel. një avantazh i konsiderueshëm për pilotin britanik, që synoln titullin e pestë kampion bote, që falë dy fitoreve në dy garat e fundit po shijon disa pushime të merituara. Edhe pse gjatë provave zyrtare Mercedes nuk po arrin të jetë makina më e shpejtë, në garë diçka ndryshon në favor të “shigjetave të argjendta”.

“Për disa arsye, gara po kthehet në pikën tonë më të fortë, duke arritur të marrim maksimumin nga situata që krijohen. Tani po punojmë që të jemi më të mirët edhe në provat zyrtare, pasi këtë sezon kemi arritur vetëm 5 “pole” në 12 gara. Kemi nevojë që të bëjmë një hap përpara edhe ditën e shtunë, në provat zyrtare, pasi të dielën, gjatë garës, jemi në gjendje të kontrollojmë me kujdes rivalët tanë në pistë. Dy fitoret e fundit kanë qenë të rëndësishme, çka tregon se jemi më të mirët”, u shpreh Hamilton.

Related posts

KORONAVIRUSI/ E konfirmon federata, talenti i Kosovës i infektuar me COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

INZAGHI BËN “KURBAN” ASLLANIN/ Inter kërkon një zëvendësues për Calhanoglu

F.autor

LEICESTER-ARSENAL/ I mjaftojnë 5 mintua lojë, Gabriel ndëshkon me kokë për “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment