Futboll Seria A Sport

SHPËRTHEN DE LAURENTIIS/ Stadiumi i Napoli është si një TUALET

Problemi “San Paolo” shqetëson Napolin. Stadiumi është një kantier i vërtetë dhe rrezikon të mos jetë gati për ndeshjen e parë brenda për sezonin 2018/19, më 25 gusht kundër Milan.

Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, në një intervistë për “Kiss Kiss Italia”, ka sulmuar shefin e Bashkisë, Attilio Auricchio: “Jam i mëritur dhe i nevrikosur me gënjeshtrat e Auricchio. Tha se kishte në dispozicion 25 milionë euro për të rregulluar këtë impiant, por më pak e kuptuam se mungonin paràtë për rikonstruksionin. Dikush duhet të më shpjegojë mua dhe tifozëve përse prej 8 vitesh “San Paolo” ishte si një tualet, si në WC e mirëfilltë.”

Related posts

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Dy të rinj të dëmtuar, Rrapaj dhe Kote në formë. Ja situata tek “Demat”…

Delo.autor

Roma hidhet në sulm për pasardhësit e Cengiz Under

Sadik.Autor

“LEGJEONARËT”/ Element i rëndësishëm te Espanyol, mesfushori Bare shpërblehet me çmim në Spanjë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment