Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ SARRI zbulon të ardhmen e portierit Courtois

Maurizio Sarri do të jap verdiktin e tij për të ardhmen e Thibaut Courtois në “Stamford Bridge”, nëse portieri i Chelsea do t’i kërkojë të largohet për te Real Madrid, gjatë takimit që palët do të kenë ditën e hënë.

26-vjeçari ka qenë titullari i Chelsea, që nga viti 2014 kur u ble nga Atletico Madrid, por nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që skadon në verën e ardhshme dhe menaxheri i tij Christophe Henrotay ka punuar se i ka bërë një kërkesë zyrtare klubin londinez ta lejojë largimin e belgut te Real.

“Nuk komentoj thëniet e menaxherëve. Nuk më interesojnë. Unë dua të dëgjoj atë që do të më thotë Courtois. Nëse nesër ai më thotë se dëshiron të largohet, atëherë unë do të flasë me klubin sepse nuk dua të kem futbollistë të pamotivuar. Duhet të ma thotë Courtois në sy që nuk dëshiron të luajë më për klubin tonë,” – tha Sarri, pas humbjes kundër Manchester City në Superkupën e Anglisë.

Related posts

Allegri nuk e fsheh: Edhe Kupa e Italisë është objektivi ynë

Q.Autor

Post Inter-Juventus/ Tifozët e Interit gjejnë fajtorët, ja kush janë

Sadik.Autor

MENDOHET LËVIZJA E BUJSHME NË MERKATON E SUPERIORES/ Duamena projektohet të shkëmbehet me… Da Silvën

F.autor

Leave a Comment