Futboll Sport

“Derbi shqiptarësh” në Rusi/ Futbollisti i Kosovës “krenar” për fitoren e parë (FOTO)

Dje kampionati rus vazhdoi me takimet e javës së dytë dhe në stadiumin e Akhmat Groznyt ku u përballën vendasit me debutuesit e Premier League-ës Ruse Yenisey.

Ky takim ka shërbyer dhe si “duel midis shqiptarëve” pasi te Grozny luajnë tre futbollistë: Roshi, Balaj dhe Berisha kurse në krahun tjetër ish-futbollisti i Skënderbeut qëndroi në stol teksa ekipi i tij luante ndeshjen e javës së dytë.

Vendasit dolën fitues pasi ka mjaftuar goli i Ivanov të cilat garantuan tre pikët për Akhmat Groznyn.

Kënaqësinë për fitoren e parë në edicionin e ri të kampionatit rus, futbollisti i Kosovës Berisha e ka ndarë në rrjetin e tij social “Instagram”.

” Jam shumë i lumtur me 3 pikët në shtëpi! Zoti është i Madh!”

Roshi luajti 90 minuta, kurse Balaj dhe Berisha u zëvendësuan në pjesën e dytë respektivisht në minutën e 72-të dhe 78-të. Ndërsa Gavazaj u la në stol nga tekniku i Yeniseyt Dmirty Alenichev.

Related posts

LEGJENDA E LIVERPOOL/ Dalglish këshillon Skocinë: Me Shqipërinë na duhet vetëm…

Isa.Autor

Shokon Solskjaer: Unë do të jem i suksesshëm këtu, disa lojtarë s’do të jenë pjesë e atij suksesi

Delo.autor

GOLAT/ Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, humbasin Fiore e Parma! Sot në fushë Roma dhe Milani

F.autor

Leave a Comment