Futboll Sport

PSG, ofertë rinovimi për Rabiot: Përgjigja brenda javës

Milan vijon të jetë në kërkim të një mesfushori të niveli të tillë që të mund të ngrejë lart cilësinë teknike të repartit të mesfushës kuqezi. Mes kandidatëve në listë, të paktën sipas aludimeve dhe raportimet nga mediat italiane, veç Milinkovic-Savic, emri më shumë i akredituar është ai i kampionit të botës, Adrien Rabiot, gjysmë-allë i Paris Saint Germain, kontrata aktuale e të cilit me klubin francez skadon në verën e vitit 2019.

Por, sikur të mos mjaftonte fjala e drejtuesit të lartë të Milan, Leonardo, ajo që shuan thuajse përfundimisht shpresat e tifozerisë kuqezi për të festuar afrimin e Rabiot, është edhe lajmi i orëve të fundit, sipas të cilit, klubi i PSG i ka ofruar rinovimin e kontratës futbollistit të përfaqësueses franceze. Lajmi është bërë publik nga eksperti i merkatos italiane, Alfredo Pedullà, i cili në llogarinë e tij në “Twitter”, ka deklaruar: “PSG, tjetër propozim rinovimi për Rabiot: përgjigja brenda kësaj jave”.

Related posts

Nëse largohet nga Reali/ Këto janë ofertat për klubin e ri të Ronaldos

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Shakhtar – Roma

Q.Autor

TALENTI ITALIAN/ Sarri kërkon sulmuesin italian tek Chelsea, do kushtoi 70 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment